Prodhuesi gjerman prestigjioz i automjeteve, Volkswagen, është duke zgjeruar familjen “ID”. Modeli më i vogël i kësaj serie elektrike quhet ID.1, ndërsa modelin e-Up do ta dërgojë në pension, shkruan revista e njohur gjermane “Auto Bild”.
Megjithatë, për të arritur dimensionet më të vogla të mundshme, Volkswageni duhet të modifikojë platformën elektrike MEB, transmeton Koha.net. Kjo veturë e vogël pesë-dyershe në version Hatchback, do të ofrojë mjaftueshëm hapësirë.
Volkswagen ID.1 do të ketë bateritë me kapacitete më të vogla se pjesa tjetër e familjes “ID”, sepse planifikohet të jetë veturë e dedikuar për qytet. Po ashtu, do të jetë në dispozicion me dy versione të baterive: 24 dhe 36 kWh.
Gjithashtu, me vetëm një mbushje të baterisë do të mund të lëvizë deri në 300 kilometra.
Volkswagen ID.1, po ashtu, mund të lansohet më 2023-n me çmim bazik që mund të jetë nën 20,000 euro.