Meqë teknologjia moderne dhe interneti janë kudo rreth jush, atëherë kufiri i asaj që mund të arrini ka të bëjë me imagjinatën tuaj.
Se reklamat për një veturë të përdorur nuk duhet të jenë të mërzitshme, ka treguar një amerikan, pronar i një Ford Focusi.
Amerikan John Gorky vërtet u përpoq të paraqiste makinën e tij para blerësve në mënyrën më të mirë. Për këtë qëllim, ai krijoi një video sipas modelit që bëjnë kompanitë e mëdha për të shitur veturat e reja.
Videoja shpejt u bë virale dhe tërhoqi vëmendje të gjerë. Por, çështja është nëse Gorky do të arrijë ta shesë veturën e vjetër 10-vjeçare me gati 200.000 km të përshkuar për shumën që e kërkon - 5.999 dollarë.
Artikuj të ngjashëm
-
Një veturë e rrallë Ford Escort Cosworth në shitje për 104 mijë euro
-
Rriten për 16% shitjet e Fordit në SHBA gjatë prillit
-
Ford Capri i lënë në garazh për 19 vjet, nxirret në shitje për çmim të lartë
-
Pas sa kilometrave të kaluara është e vështirë të shitet një veturë?
-
Katër gjërat që duhet pasur parasysh para blerjes së veturës së përdorur