Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Shkoda bën ndryshime rrënjësore te modelet e reja

Shkoda Octavia do t’i prijë ndryshimeve rrënjësore që kompania çeke synon t’i realizojë deri në vitin 2021.

Shkoda synon që brenda tre vjetëve të ardhshme të prezantojë nëntë modele të reja, të cilat do të jenë hibride.

Edhe pse Skoda është përqendruar në modelet SUV, ajo ka vazhduar që modelin Octavia ta ketë të rëndësishëm dhe përfaqësuese të denjë të brendit.

Duke i prirë ndryshimeve, Octavia do të prezantojë gjeneratën e katërt të saj, por ajo nuk do të dalë në shitje deri kah viti 2020.

Shkaku i ndryshimeve dhe përforcimeve të mëdha që i janë bërë, gjenerata e katërt e Octavias pritet të jetë rivale e Volkswagen Golfit të ardhshëm.

Edhe Më modern se kurrë, Volkswageni prezanton Caddyn e ri Auto 1 muaj më parë Më modern se kurrë, Volkswageni prezanton Caddyn e ri

Mk4 Octavia do të ketë arkitekturën MQB të VW Group, duke mundësuar prezantimin e modelit hibrid plug-in dhe modelin me bateri 48 voltësh që do të jetë modeli i parë elektrik te Shkoa.

Modelet me benzinë dhe naftë pritet të vazhdojnë të jenë fitimprurëset më të mëdha të Shkodas që do të mbajë motorin 1.5 litra TSI me katër cilindra, por një motor gjithashtu 1.5 litra do të prezantohet.