“Volkswagen Group” ka konfirmuar se shitja e veturave të saj ka pësuar rënie për 23 për qind këtë vit, deri në 2 milionë të shitura për periudhën janar-mars 2020.
Kurse vetëm në mars shitjet kanë rënë për 38 për qind, pra 623,000 automjete të shitura, duke reflektuar kështu krizën nga koronavirusi, transmeton KOHA.
Në Evropën perëndimore kjo shitje pësoi rënie për 44 për qind, kurse në atë qendrore dhe lindore pari rënie për 23 për qind, në Amerikën Veriore për 42 për qind, dhe në Kinë për 35 për qind, ka konfirmuar kompania gjermane.
Megjithatë, ditë më parë Volkswageni ka konfirmuar se do të rifillojë së shpejti punën në fabrikat e saj.
Artikuj të ngjashëm
-
Bien aksionet e Volkswagenit
-
Shitjet më të ulëta të veturave në Evropë që nga 1996-a, rënie gati 50%
-
Shitjet e veturave në Evropë rriten 63% në mars, tregu rimëkëmbet ngadalë
-
Shitjet e veturave në Gjermani bien për 30% në janar
-
Toyota godet Volkswagenin, bëhet shitësja më e madh e veturave në vitin 2020