Aksionet e Volkswagenit kanë rënë me më shumë se 3 për qind të hënën, në nivelin më të ulët që nga prilli i vitit 2020, pasi prodhuesi gjerman i automjeteve ka ulu perspektivën e marzhit të fitimit për vitin aktual, duke zhgënjyer disa investitorë, raportoi Reuters.
Duke fajësuar efektet negative nga mbrojtjet e lëndëve të para, grupi më i madh i automobilave në Evropë të premten tregoi një kthim në shitje prej 7.0-7.3 për qind, nga 7.5-8.5 për qind që ishte parashikuar më parë.
Aksionet e Volkswagen ishin 3% më të ulëta në Frankfurt në orën 08:00, duke e çuar në rënie në të gjithë sektorin evropian të automjeteve, i cili ra me 1 për qind.
Volkswageni ka thënë se mbrojtjet e lëndëve të para çuan në një humbje prej 2.5 miliardë eurosh, të cilën nuk do të jetë në gjendje ta kompensojë deri në fund të vitit.
-
Volkswageni paralajmëron shkurtimin e mijëra vendeve të punës deri në fund të vitit
-
Volkswageni planifikon ulje drastike të prodhimit
-
Volkswageni do t’i shkurtojë 50 mijë vende pune në Gjermani
-
VW në bisedime me Izraelin për prodhimin e komponentëve të mbrojtjes ajrore, raporton FT
-
Volkswageni ia merr primatin Teslas për shitjet e veturave elektrike në Evropë