Shitjet e veturave të reja në Bashkimin Evropian ranë 76.3 % në muajin prill, deklaroi grupi tregtar (ACEA), duke e lidhur rënien e paparë nga viti në vit me kufizimet e vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.
‘’Rreth 270,000 vetura të reja u regjistruan muajin e kaluar, nga 1.14 milion në prill të 2019’’, sipas Shoqatës Evropiane të Prodhuesve të Automjeteve (ACEA) në buletinin mujor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Muaji i parë i plotë me kufizimet në fuqi Covid-19 rezultoi në rënien më të fortë mujore të kërkesës së veturave që nga fillimi i regjistrimeve,” vuri në dukje ACEA. Në muajin mars, shitjet nga viti në vit ranë me 55.1 %.
Sektori i automobilave ka qenë një nga goditjet më të mëdha të pandemisë së re të koronavirusit, pasi bllokimet kanë ulur kërkesën e konsumatorit dhe detyruan mbylljen e tregtarëve të automjeteve dhe fabrikave në të gjithë Evropën/DPA.