Makina dikur më e shpejtë në botë është blerë në ankand nga një miliarder amerikan anonim për një shumë prej 18 milionë eurosh.
Bëhet fjalë për McLaren F1 LM, një kryevepër e Gordon Mary e vitit 1994, e prodhuar në 106 kopje, prej të cilave vetëm 64 u lejuan të dalin në rrugë publike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMidis tyre është ai me numrin serik 18. Dikur makina më e shpejtë në botë kishte edicionin e saj të veçantë me specifikimin LM të motorit dhe të ashtuquajturin pako për përditësim të karrocerisë, transmeton kp.
Logoja ndodhet në krahun e fiksuar në pjesën e pasme dhe motori i fuqishëm i BMW V12 arrin 1.000 rrotullime për minutë më shumë se standardi.
Makina zhvillon rreth 700 kuaj fuqi dhe sot në shteg është pothuajse e pandalshme.
Ka të kaluar vetëm 21.500 km dhe vjen me një letër rekomandimi nga riparuesi kryesor i modelit, Harold Dermot: "F1/018 është F1 im i preferuar dhe një nga më sfiduesit që kishim rastin ta bëjmë".
{gallery}