Peugeot zbuloi kohët e fundit 508 të ri Sedan dhe versionin karavan, i cili në saje të një dizajni të freskët dhe tërheqës u prit mirë nga adhuruesit e veturave.
Pritet që prodhuesi francez të transferojë pjesë të kësaj ‘veture magjike’ në gjeneratën e ardhshme të modelit 208, i cili është në përgatitje, transmeton ksp.
Në fotografitë “spiunuese”, shfaqet 208 i maskuar, me gjasë në një version të fuqishëm GTi.
{gallery}
Duke iu falënderuar platformës së re CMP, kjo gjeneratë do të jetë më e lehtë nga aktualja deri në 100 kilogramë.
Modeli 208 për 2019-ën do të ketë edhe versionin e plotë elektrik, dizajni i së cilës nuk do të dallojë shumë nga modelet me motorë konvencionalë.
Pritet që gjenerata e ardhshme e modelit Peugeot 208 të ketë premierën në panairin e veturave në Gjenevë, në mars të vitit 2019.