Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Seat Leon Cupra do të ketë më pak kuajfuqi, ndryshon emrin

Seat Leon Cupra do të ketë më pak kuajfuqi, në krahasim me versionin e prezantuar.

Seati forcoi Leon Cupran vitin e shkuar duke e bërë atë më të shpejtën. Një zyrtar i kompanisë ka thënë për “Auto-Express” se nën rregulloren e re për harmonizim të peshës me fuqi, automobili do të ketë më pak kuajfuqi te versioni 2.0.

Kjo ka shtyrë edhe ndryshimin e emrit të modeleve të njohura, ku për shembull modeli Leon Cupra 300 tani do të ketë emrin Leon Cupra 290. Fuqia e automobilit bie nga 300 kuajfuqi në 290 kuajfuqi.

Kompania nuk ka konfirmuar nëse do të ketë ndryshime edhe te modeli Leon Cupra R.