Seati spanjoll ngadalë, por me siguri, po largohet nga teknologjia “e vjetruar” dhe po modernizon modelet e saj.
Kompania ka pajisur modelin e saj më të vogël Ibiza dhe SUV-in Aron me panele kontrolli plotësisht të digjitalizuara.
Adhuruesit e Volkswagenit janë të njohur mirë me platformën digjitale, pasi ka qenë e pranishme në grup për disa vjet, ndërsa Seat filloi ta paraqesë atë në fillim të vitit 2018, kur u aplikua në modelet Leon dhe Ateca, transmeton ksp.
Tani, anëtarët më të vegjël të familjes Seat erdhën në radhë, të cilët morën një ekran 10.25 inç me rezolucion prej 1,280 x 480 pikselë.
Varësisht nga nevojat e përdorimit, vozitësit mund të përzgjedhin tri opsione të ekranit: klasik, digjital dhe dinamik.
{gallery}