Auto

Së shpejti prezantohet Skoda Rapid në version Spaceback

Kompania e njohur e veturave nga Republika e Çekisë, Skoda, në fillim të këtij muaji në Rusi ka prezantuar modelin e ristilizuar Rapid në version Sedan, ndërsa tani për tregun kinez paralajmëron Rapidin e rifreskuar në version Spaceback.

Nuk do të ketë ndryshime të mëdha, por pjesa e përparme e Rapid Spaceback është e bazuar në Skoda Scala. Ky ndryshim përfshinë maskën e përparme, dritat e reja dhe mbrojtësin e ri, transmeton Koha.net. Po ashtu, e modifikuar është edhe pjesa e pasme ku në derën e bagazhit gjendet mbishkrimi “Skoda”.

Image

Modifikime do të pësojë edhe enterieri, i cili do të vijë me instrument-tabelën e re si dhe me materiale cilësore.

Skoda Rapid Spaceback do të jetë i gjatë 4.3 metra dhe boshtin e rrotave do ta ketë të gjatë prej 2.6 metra.

Image

Ndërsa nën kofanon e tij, përsëri do të jetë motori benzinë 1.5-litër me kapacitet prej 110 kuajfuqi në kombinim me marshin manual apo automatik.

Premierën pritet ta mbajë së shpejti, ndërsa prodhimin e tij do ta bëj fabrika Shanghai-Volkswagen në Kinë.