Kompania e njohur japoneze për modifikimin e veturave, 3D Design, është duke përgatitur një paketë të re për aerodinamikën e BMW Series 5 të ri.
Kjo aerodinamikë, e cila do të bëhet nga fibra të karbonit, ende nuk është përfunduar, transmeton Koha.net. Ajo do të përfshijë spoilerin e përparmë, set pragjesh, spoiler mbi bagazh dhe difuzer të pasmë.

Gjithashtu, në ofertë në dispozicion do të jenë edhe disa elemente të reja në interier.