Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Sa gjatë mund të udhëtoni kur vetura mbetet në “rezervë”?

drita e verdhë

Nëse ndizet drita e verdhë që sinjalizon se vetura është në rezervë, disa shoferë mund të panikohen, ndërsa të tjerë i shfrytëzojnë në maksimum pikat e fundit të karburantit nga rezervuari.

Megjithatë, kjo nuk rekomandohet, sepse ngasja e shpeshtë kur vetura është në rezervë mund të çojë në dëmtim të pompës së karburantit (e cila më pas nuk lubrifikohet siç duhet), si dhe probleme me filtrin e karburantit, i cili mund të kontaminohet nga papastërtitë ose sedimentet nga fundi i rezervuarit.

Sa gjatë mund të shkojë një veturë në rezervë?

Ka shumë matje dhe kërkime, por të dhënat kryesore janë se sa karburant konsumon mesatarisht vetura. Supozohet se zakonisht mbesin rreth 5 litra naftë në “rezervë”, por sasia e saktë mund të llogariten në mënyrë më të thjeshtë.

Kur ndizet “drita rezervë”, çojeni veturën në një pikë karburanti dhe mbushni rezervuarin deri në fund. Zbrisni sasinë e karburantit të shtuar nga kapaciteti i përgjithshëm i rezervuarit (p.sh. nëse rezervuari ka një kapacitet prej 55 litrash dhe e keni mbushur me 49 litra, vetura ka pasur 6 litra në momentin që u ndez drita).

Shikoni gjithashtu konsumin mesatar të karburantit të automjetit tuaj dhe krahasojeni atë me sasinë e karburantit të mbetur në rezervuar.

Edhe A e dini se çfarë nënkuptojnë numrat në cisternat e karburantit? Auto A e dini se çfarë nënkuptojnë numrat në cisternat e karburantit?

Me disa vetura mund të udhëtoni më shumë se 70 km kur janë në “rezervë”, ndërsa me të tjerat më pak se 40 km. Gjithçka varet nga stili i vozitjes, nëse vozitni në qytet, në autostradë (ku konsumi është më i lartë) ose në rrugë me shpejtësi të kufizuar prej 80 km/h, ku ngasja është më ekonomike.

Megjithatë, për qetësinë dhe sigurinë, është gjithmonë mirë të dini se sa karburant ka mbetur në rezervuar pasi të ndizet drita e verdhë.