Së fundmi, kompania e njohur e super-veturave nga Kalifornia, Rezvani Motors, ka prezantuar versionin e ri të modelit të saj Tank, Tank X me motor V8 të Dodge Challenger Hellcat.
Motori i tij V8 është 6.2-litërsh dhe ka kapacitet prej 707 kuajfuqi, ndërsa versioni standard Rezvani Tank po ashtu ka motor V8 me kapacitet prej 500 kuajfuqi, transmeton Koha.net.
Lexoni edhe:
Këto ditë, kanali “Vehicle Virgins” në YouTube ka publikuar një video përmes të cilës ka testuar këtë “përbindësh” të frymëzuar nga ushtria se sa është i qëndrueshëm ndaj plumbave.
Për më tepër, shikoni videon.