Auto

Rezvani Tank X me motor Hellcat V8 dhe 707 kuajfuqi

Kompania e njohur e super-veturave nga Kalifornia, Rezvani Motors, prezanton versionin e ri të modelit të saj Tank, Tank X me motor V8 të Dodge Challenger Hellcat.

Motori V8 është 6.2-litërsh dhe ka kapacitet prej 707 kuajfuqi, ndërsa versioni standard Rezvani Tank po ashtu ka motor V8 me kapacitet prej 500 kuajfuqi, transmeton Koha.net.

Ky model përshkruhet si një automjet ekstrem i frymëzuar nga ushtria. Rezvani Tank X është katër-dyersh dhe në interier ka hapësirë për 5 persona.

{gallery}

Gjithashtu, Tank X vjen me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat, gomat Off-Road, ulëset prej lëkure me ngjyrë të kuqe, ekran 7.9-inç, etj.

Sa i përket çmimit, Rezvani Tank X kushton 259,000 dollarë dhe për t’u prodhuar fabrikës i nevojiten rreth 12 javë.