Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Modifikohet Jeep Gladiator, vjen me motor Hellcat e 1.000 kuajfuqi

Foto: Motor1

Kompania amerikane Hennessey Performance, kompani e cila merret me modifikimin e veturave, prezanton modelin e saj monstruoz Jeep Gladiator, i cili vjen me motor 6.2-litër Hellcat V8.

Motori V8 standard është me kapacitet prej 707 kuajfuqi, ndërsa Hennessey Perfomance atë e ka përforcuar në 1.000 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Po ashtu, kjo kompani këtë model monstruoz ia ka vënë emrin Hennessey Maximus 1000.

Image

Hennessey Maximus 1000 vjen me sistemin e ri të shkarkimit të gazrave nga çeliku, amortizatorët e modifikuar, set të ri të rrotave prej 20-inç e me goma “BF Goodrich KD Off-Road, mbrojtësit e rinj, dritat LED, si dhe interier me lëkurë.

Sa i përket çmimit, Hennessey Maximus 1000 kushton 200.000 dollarë si dhe do të prodhohet në seri të kufizuar prej vetëm 24 kopje.

Image

Prodhimi i tij pritet të fillojë muajin e ardhshëm dhe raportohet se do të prodhohen vetëm nga dy kopje në muaj.