Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Paralajmërohet Hennessey Mammoth 6x6 me 1200 kuajfuqi

Foto: Hennessey

Së fundmi, është prezantuar modeli Ram 1500 TRX por kompania e njohur amerikane, Hennessey tashmë ka përgatitur versionin e tij të modifikuar që mban emrin Mammoth 6x6.

Ky model ka motor 6.2-litër V8 me kapacitet prej 523 kW/712 kuajfuqi, ndërsa versioni i Hennesseyit do të ketë motor 7.0-litër V8 e 895 kW/1217 kuajfuqi, transmeton KOHA.

Përveç motorit të fuqishëm, Hennessey Mammoth 6x6 do të ketë shtesë edhe një palë rrota për dallim nga modeli standard, hapësirë më të madhe për bagazh, mbrojtësit e rinj, amortizatorët “Off-Road” më të avancuar, dritat LED, si dhe enterier të modifikuar.

Gjithashtu, Mammoth 6x6 do të prodhohet në seri të kufizuar në vetëm tri njësi ndërsa sa i përket çmimit, ai do të fillojë të shitet me çmim prej 500.000 dollarë.