Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Rritet numri i shitjeve të veturave elektrike në SHBA

vetura elektrike, shba, mercedes, tesla

Shitja e automjeteve elektrike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shënuar rritje të madhe brenda tre muajve të 2022-s, shkruan "caranddriver" të shtunën.

Gjatë kësaj periudhe, për 60 për qind u rrit shitja e automjeteve elektrike, derisa kjo shifër po konsiderohet si tregues se pjesë e madhe e qytetarëve në SHBA po i pëlqejnë veturat e tilla.

Arsye pse nëpër rrugë po shihen më shumë makina elektrike, thuhet se është shpërthimi i modeleve të reja, nga Ford F-150 Lightning tek Kia EV6 e te Hyundai Ioniq 5.

Rritje e blerjeve të veturave elektrike u regjistrua edhe në Norvegji. Mbi 86 për qind të të gjitha shitjeve që nga marsi ishin vetura elektrike. Veturat elektrike kanë shënuar shtrirje të madhe edhe në shtete të tjera.

Gjithsej 3.4 milionë makina të reja elektrike u regjistruan tremujorin e kaluar.