Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Rriten fitimet e Volkswagenit, por lufta në Ukrainë mund ta dëmtojë biznesin

Prodhuesi i veturave, Volkswagen, ka njoftuar për rritje të fitimit nga shitjet në tremujorin e parë të vitit 2022 në 13.5 për qind nga 7.7 për qind në të njëjtën periudhe të vitit 2021. Por drejtuesi paralajmëruan se ndikimin nga lufta në Ukrainë dhe pengesat e zinxhirit të furnizimit mund ta kthejnë situatën përmbysë, shkruan Reuters.

Fitimi operativ u rrit në rreh 8.5 miliardë euro nga 4.8 miliardë në tremujorin e një viti më parë, sipas shifrave të publikuara nga vetë prodhuesi i veturave.

Tregjet e paparashikueshme të mallrave dhe ndikimi nga COVID-19 mund të ketë ndikim në përformancën e ardhshme të Volkswagenit.

Dërgesat e Volkswagenut u ulën me 21.9 për qind në janar-mars, duke arritur në pak më shumë se 1.89 milionë automjete.

Megjithatë, dërgesat e automjeteve tërësisht elektrike u rritën me 65 për qind në 99.100 në tremujorin e parë, me rritjen më të madhe në Kinë.

Edhe “Volkswagen” thotë se duhet t’i ulë shpenzimet për shkak të rënies së fitimit Auto “Volkswagen” thotë se duhet t’i ulë shpenzimet për shkak të rënies së fitimit

Prodhuesit e veturave i kanë dhënë përparësi linjës elektrike midis mungesës së çipave, si një mënyrë për të rritur të ardhurat dhe për të qenë në rrugën e duhur për të përmbushur rregulloret shtrënguese evropiane të klimës.

Volkswageni do të publikojë rezultatet e plota të tremujorit të parë më 4 maj.