Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Rregullat e reja për veturat elektrike pritet t’u kushtojnë prodhuesve evropianë miliarda euro

Rregullat e reja tregtare të Brexit-it që mbulojnë automjetet elektrike mund t’u kushtojnë prodhuesve evropianë 3.75 miliardë funte përgjatë tre vjetëve të ardhshëm, raportoi të hënën BBC-ja.

Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automobilave ka paralajmëruar se këto rregulla mund të reduktojnë prodhimin nga fabrikat e BE-së me 480,000 automjete.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këto rregulla pritet të hyjnë në fuqi në janar dhe do të zbatohen sipas kushteve të marrëveshjes së Brexit-it, Marrëveshjes së Tregtisë dhe Bashkëpunimit MB-BE.

Veturat që nuk plotësojnë kriteret do të përballen me tarifa.

Rregullat u krijuan për të mbrojtur industrinë evropiane nga importet e lira.

Zyrtarët e tregtisë nga BE-ja dhe MB-ja do të takohen këtë javë në Londër. Nuk dihet ende nëse rregullat e reja do të jenë në rend dite.