Auto

Rolls-Royce prezanton modelin e ri ultra-ekskluziv në vlerë 23.6 milionë euro

Rolls-Royce ka zbuluar modelin e fundit, tepër të limituar, Boat Tail, që është i dyti në një seri prej vetëm tri veturash me vlerë rreth 20 milionë funte secila (23.6 milionë euro).

Vetura e punuar me dorë është e zbukuruar me një dizajn të porositur nga një klient, biznesi familjar i të cilit vjen nga industria e perlave.

Image

Rolls-Royce tha se Boat Tail ka një përzierje të ngjyrave, me atë të “trëndafilit të butë" që dominon dhe ndryshon në kushte të ndryshme drite.

Kapaku i përparmë i lakuar në "ngjyrë konjaku", është projektuar posaçërisht për këtë model. Pragjet janë të llakuara me ar rozë.

Në pjesën e pasme të makinës është një "kuvertë" prej druri që mbulon setin e trapezarisë, një çadër dhe shumëçka tjetër.

Image

Lëkura në ngjyrë arre është e pranishme në të gjithë pjesën e brendshme dhe ka detaje të ngjyrës rozë-arrë.

Arra u zgjodh sepse "maturohet me kalimin e kohës" dhe përfundimisht do të marrë një ngjyrë të ngjashme me atë, me të cilën është lyer kapaku i përparmë.

Vetura u shfaq në ekspozitën Concorso d'Eleganza në brigjet e liqenit Como në Itali. \klix

Image