Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Rolls-Royce Phantom i ri në version Coupe dhe kabrio

Kompania e njohur britanike e veturave luksoze, Rolls-Royce, në fund të muajit qershor të këtij viti ka prezantuar gjeneratën e re, të tetën, të limuzinës luksoze Phantom në version standard dhe të zgjatur.

Në të njëjtën kohë, britanikët patën njoftuar se kjo gjeneratë e re e Phantomit nuk do të jetë në dispozicion në version Coupe dhe kabrio, por kjo nuk e ndali dizajnerin e njohur të pavarur X-Tomi Design që të shpalosë idenë e tij se si mund të duket Phantomi i ri në këto dy versione, si dhe në version të zgjatur, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nëse ndonjëherë do të mund të ishte në dispozicion, Phantom i ri në version Drophead Coupe do të kishte motor 6.75-litër Twin-Turbo me kapacitet prej 571 kuajfuqi.

Në vijim po ju paraqesim idenë e X-Tomi Design se si mund të duket Rolls-Royce Phantom i ri në version Coupe, kabrio dhe të zgjatur.

{gallery}