Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Rolls-Royce prezanton suitën private në modelin e ri

Versioni i ri i gjatë i Rolls-Royce Phantom luksoz do të ofrohet me suitë private që ndan pjesën e pasme nga karriget e para.

I zbuluar nga Rolls-Royce në panairin e veturave Chengdu Motor Show gjatë kësaj jave, ky Phamton ka një xham elektromagnetik pas ulëses së shoferit, transmeton koha.net.

Me një prekje të vetme të butonit, ky xham mund të errësohet, duke i pamundësuar shoferit të shikojë atë se çfarë po ndodhë prapa.

Ndërsa edhe xhamat nga anash mund të mbulohen nga perdet për të mos u parë asgjë as nga jashtë.

Suita Private gjithashtu bllokon edhe çdo zë të dal jashtë saj, e me shoferin mund të komunikojnë me një linjë telefonike.

{gallery}