Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Renault ngrit Kadjarin në nivel më të lartë

Gjenerata e re e Renault Kadjarit vjen me një dizajn të brendshëm më tërheqës dhe elegant, por edhe më komfor.

Kadjari i ri vjen me motorë të rinj të benzinës dhe naftës që janë efikas për energji, dhe me opsion 4x4. Në anën e jashtme ka pësuar ndryshime në dizajn, duke iu falënderuar dritave të vogla LED të mjegullës dhe projektorëve të ridizajnuar.

Sa i përket motorit, TCe i ri është një Turbo-mbushës 1.3-litërsh në version me 140 dhe 160 kuajfuqi, transmeton ksp. Ky është i kombinuar me marshin automatik EDC me shtatë shpejtësi.

Sa i përket naftës, motori bazë është sërish 1.5-litër dCi me 115 kuajfuqi.

Ndërkohë, në vend të 1.6-litrave, shtohet një motor i ri prej 1.7-litra me 150 kuajfuqi dhe Kadjari tani ka dy versione për vozitje më të mirë në rrugë - sistemet 4x4 dhe Extended Grip.

Artikuj të ngjashëm