Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Range Rover, shndërrohet në një limuzinë super luksoze antiplumb

Kompania Klassen njihet për modifikimin e veturave luksoze si Mercedes-Benz, Maybach duke i bërë superiore në kategorinë luksoze, por kjo kompani edhe kamionçinat që zakonisht përdoren për bartjen e mallrave si V-Class e Sprinter, i kthen në luksoze.

Megjithatë, kompania gjermane nuk është e përkushtuar vetëm pas markave të Stuttgartit. Në katalogun e tyre ka edhe marka të tjera, si Lexus, Bentley, Rolls-Royce si dhe këtë Land Rover Ranger Rover Autobiography të cilin e ka shndërruar në një limuzinë antiplumb super luksoze, transmeton KOHA.

Kjo limuzinë është e gjatë 6,215mm, dhe ka 4 ulëse komode e luksoze nga pas.

Por hapësira nuk është gjithçka që kjo veturë ofron, e gjithë vetura përbëhet nga materiali antiplumb VR8, i cili është i papërshkueshëm nga plumbat e kalibrit 7.62mm nga një distancë prej 10 metrash.

Kjo veturë ka edhe rrotat antiplumb të krijuara nga Klasse, me të cilat kjo veturë edhe pas shpërthimit të tyre, mund të vozitet me shpejtësi deri në 80 kilometra në orë për 80 kilometra rrugë.

Ashtu sikurse çdo veturë e modifikuar nga Klassen, as Range Rover XXL antiplumb limuzinë nuk vjen lirë.

Edhe Dalin pamjet e Range Rover 2026 Auto Dalin pamjet e Range Rover 2026

Çmimi fillestar i Range Rover XXL është 750 mijë euro.

{gallery}