Kompania e specializuar për vendosjen e materialeve antiplumb në vetura luksoze, “Armormax”, i ka kushtuar vëmendje të veçantë modelit Land Rover Defender, të cilin e ka konfiguruar në mënyrë për t’u rezistuar plumbave të kallashnikovëve.
Për këtë veturë, kompania nga Afrika e Jugut, ka vendosur dy programe të mbrojtjes. Bëhet fjalë për nivelin B4 të për ta mbrojtur veturën nga të shtënat prej pistoletave, ndërsa niveli B6 shkon përtej dhe e mbron veturën nga pushkët automatike si kallashnikov AK-47 dhe remington R5. Ky nivel po ashtu redukton efektet e granatave.
“Armormax” ka thënë se veturat me pakon speciale nuk dallohen fare nga jashtë, nga modelet normale. Megjithatë nga brenda ka dallime. Dritaret e pasme nuk hapen fare, e antiplumbi ka bllokuar kulmin panoramik.
Pavarësisht ndryshimeve dhe strukturës më të rëndë, Defenderi i veçantë ka ruajtur hapësirën për rreshtin e tretë të ulëseve.
Pakoja e antiplumbit mund t’i vihet të tri modeleve aktuale, versionit 90, atij 110 dhe 130.
Me pakon speciale, veturës i shtohen rreth 600 kilogramë. Vënia e pakos antiplumb te ky model, nga “Armormaxi”, kushton rreth 40 mijë euro.
{gallery}