Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Prezantohet Mustang GT i ri me 710 kuajfuqi

Kompania amerikane Roush Performance, e cila merret me modifikimin e veturave, prezanton projektin e saj më të ri Roush Stage 3 Mustang, modeli i modifikuar Mustang GT i vitit 2019.

Roush Performance për këtë Roush Stage 3 Mustang ka zgjedhur kompresorin “Phase 1” TVS R2650, që nënkupton se motori i tij 5.0-litër V8 tani është me kapacitet prej 710 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Po ashtu, ajo ka zgjedhur edhe amortizatorët që rregullohen përmes butonit, rrotat 20-inç me ngjyrë të zezë e gomat 275/35R20, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, ulëset nga lëkura, si dhe paketën sportive për interier.

Image

Çmimi i paketës “Roush Stage 3 2019” në SHBA fillon nga 22,925 dollarë, ndërsa garancia për sistemin e tërheqjes është 5 vjet ose 96,000 kilometra.

Artikuj të ngjashëm