Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Ford Mustang GT vjen në version të ri me 710 kuajfuqi

Kompania e njohur amerikane Roush Performance ka prezantuar modelin e saj më të ri të quajtur JackHammer 2018, në fakt është modeli i modifikuar Ford Mustang GT i vitit 2018.

Roush për këtë JackHammer 2018 ka zgjedhur kompresor R2650 (vetura tani është me kapacitet prej 710 kuajfuqi, amortizatorët që mund të rregullohen përmes butonit, rrotat me ngjyrë të zezë shkëlqyese e gomat “Continental ExtremeContact Sport”, sistemin e shkarkimit me ngjyrë të zezë, ulëset me lëkurë, si dhe 11 opsionet për ngjyrë të eksterierit, transmeton Koha.net.

Image

Çmimi i paketës JackHammer 2018 në SHBA kushton rreth 15,000 dollarë, ndërsa garancia është 5 vjeçare ose deri në 96,000 kilometra.