Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Posaidon përforcon Mercedes-AMG E63 S në 880 kuajfuqi

Kompania e njohur gjermane e cila merret me modifikimin e veturave, Posaidon, përsëri është marrë me modifikimin e limuzinave të fuqishme të Mercedesit.

Fjala është për modelin Mercedes-AMG E63 S me kapacitet prej 612 kuajfuqi dhe Posaidon motorin këtij Sedani sportiv i quajtur Black Night - 4.0-litër V8 Bi-Turbo – e ka përforcuar në plot 880 kuajfuqi, transmeton Koha.net.

Posaidon, po ashtu, thotë se ka modifikuar Turbo-karikuesit dhe ka zgjedhur njësinë e riprogramuar ECU, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, si dhe marshin e modifikuar, amortizatorët, sistemin e drejtimit dhe frenat.

Gjithashtu, Posaidon ka përdorur fibra të karbonit për spoilerin e përparmë, difuzerin e pasmë dhe spoilerin mbi bagazh, si dhe thekson se shpejtësinë maksimale tani ky E63 S e arrin deri në 358 kilometra në orë.

{gallery}