Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Porsche e parë e prodhuar jashtë Evropës

Porsche ka nisur prodhimin në fabrikën e saj të re në Malajzi, ku po ndërtohet Cayenne për tregun vendas. Prodhuesi gjerman i veturave njoftoi fillimisht planet për të hapur një linjë prodhimi në Malajzi në shtator të vitit të kaluar, shkruan AutoExpress.

Kjo është fabrika e parë e Porsches jashtë Evropës dhe do të prodhojë modelin Cayenne posaçërisht për tregun e Malajzisë.

Fabrika e re e Porsche raportohet se merr një pjesë të energjisë elektrike nga panelet diellore. Fabrika punëson vetëm malajzianë.

Falë prodhimit të modelit Cayenne në Malajzi, Porsche do të ulë ndjeshëm çmimin e saj në atë vend. Cayenne e prodhuar në vend fillon me 130 mijë dollarë, ndërsa modelet e importuara nga jashtë u kushtojnë blerësve vendas mbi 157 mijë dollarë.

Porsche Cayenne malajziane është në dispozicion me një motor 3.0-litërsh turbo V6 benzine me 335 kuaj fuqi. Marshi i tij përbëhet prej tetë shpejtësive.