Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Porsche 718 Boxster Spyder testohet në borë

Ka edhe diçka të çuditshme për të parë një Roadster në dëborë.

Pas muajve të testimit tashmë, Porsche vazhdon të vlerësojë modelin 718 Boxster Spyder, dhe këtë herë Roadster është parë duke u testuar në mot të ftohtë.

Inxhinierët gjermanë po sigurojnë që modeli mund të vozitet pa probleme në kushte acari, transmeton KosovaPress.

718 Boxster Spyder është homologu i Cayman GT4, pasi ndajnë të njëjtat pjesë mekanike, por Boxster sportiv ka një stil të veçantë.

Lansimi i 718 Cayman GT4 Clubsport nxiti spekulime rreth Boxster Spyderit. Vetura përdor një motor 3,8-litër me kapacitet prej 420 kuajfuqi. Sidoqoftë, spekulimet e mëparshme tregojnë se Cayman GT4 dhe Boxster Spyder mund të përdorin një version të motorit 4.0-litër nga Porsche GT3.

Edhe Dacia prezanton Striker, modelin që ka “gjithçka në një” Auto 2 j. më parë Dacia prezanton Striker, modelin që ka “gjithçka në një”

Cayman GT4 dhe Boxster Spyder do të kenë një çmim të lartë për të arritur performancën e tyre në rritje.

Nëse jeni duke kërkuar për një version më pak të shtrenjtë, hidhni një sy versionit të ri T. Ndërsa fuqia është dukshëm më e ulët 300 kuajfuqi dhe motori 2.0-litër Turbo, ata vijnë me karakteristika standarde të orientuara nga entuziastë si amortizuesit adaptivë dhe një diferencial mbrapa me çift rrotullues.