Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Motorin e ri të 718 Cayman GT4, Porsche do ta ofrojë edhe në modelet tjera

Foto: Car Throttle

Porsche së fundmi ka prezantuar motorin e ri 4.0-litër me gjashtë cilindra në modelin 718 Cayman GT4 dhe 718 Boxster Spyder, dhe tani njofton se të njëjtin motor do ta ofrojë edhe për modele të tjera.

Edhe pse pritej të përdorej në një version më të dobët në 911 GT3 me gjashtë cilindra, Porsche vendosi për një rrugë tjetër.

“Ky është pa dyshim një motor i ri nga familja 9A2, të cilën e quajmë Evo. Ne besojmë në motorët atmosferikë, sidomos për vetura që janë thjesht sportive. Ne mund ta përdorim këtë motor në të ardhmen edhe për modele të tjera”, tha drejtori i Departamentit Porsche GT, Andreas Preuninger.

Ky motor i ri, po ashtu, është me kapacitet prej 420 kuajfuqi.

Preuninger nuk dha një shembull specifik se në cilat modele jo-GT mund të gjendet ky motor./ksp