Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Policia e New Yorkut bëhet me vetura të reja

Më shumë se 180 Mustangs të reja Mach-E do të shfaqen së shpejti në rrugët e New Yorkut. Të gjithë ato do të shërbejnë në institucionet shtetërore, përfshirë komisariatet.

Veturat elektrike të policisë nuk janë vetëm një shpikje evropiane. New Yorku mori një rrugë të ngjashme, duke blerë 184 Mustangs elektrike Mach-E për shërbimet e tij. Ky është një numër i madh, megjithëse është ende një pikë në oqean prej mbi 30 mijë veturash të përdorura nga autoritetet e New Yorkut.

Mustangu do të shkojë në shumë departamente, duke përfshirë mbrojtjen e mjedisit, shërbimet mjekësore, shërbimet e parkut dhe rekreacionit, policinë dhe sherifët. Qyteti zgjodhi një specifikim të fortë GT me dy motorë elektrikë me një fuqi totale prej 487 kf dhe udhëtim prej 500 km me vetëm një karikim. Në total, i gjithë investimi do të kushtojë më shumë se 11.5 milionë dollarë.

Ky është hapi i parë i madh drejt zëvendësimit gradual të veturave të rrënuara të policisë me ekuivalente elektrike.