Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Peugeot pajtohet për bashkimin 50 miliardë dollarësh me Fiat Chrysler

Fiat Chrysle dhe Peugeot kanë arritur një marrëveshje për një bashkim me vlerë 50 miliardë dollarësh, e cila do të ridizajnon industrinë globale të automobilizmit.

PSA-ja franceze e italiano-amerikanët Fiat Chrysler (FCA), të cilët ende nuk kanë vendosur emrin që do të marr kompania e re e tyre, do të shkurtojnë shpenzimet e kostos për 3.7 miliardë euro në vit, pa mbyllur fabrika, transmeton Koha.net.

“Grupit të bashkuar do t’i duhet që të bëjë kursime masive e gjithashtu të mbyllin fabrika, edhe pse shefat thonë ndryshe”, ka thënë analisti automobilistik i NordLB, Frank Schwope, raporton reuters.

Ministri francez i financave, Bruno Le Maire ka mirëpritur këtë marrëveshje për ta bërë bashkimin e prodhuesit të dytë më të madh në Evropë, duke shtuar se qeveria franceze, e cila është aksioneri kyç në PSA, do të qëndroj vigjilent në vendimet e këtij grupi të ri.

Bashkimi i këtyre dy grupeve do të krijojnë prodhuesin e katërt më të madh në botë, pas Volkswagenit, Toyotas e aleancës Renault-Nissan.

Edhe Fiat Chrysleri dhe PSA në prag të bashkimit Auto Fiat Chrysleri dhe PSA në prag të bashkimit

Kjo marrëveshje është bërë për të ndihmuar të dy kompanitë në shkurtimin e shpenzimeve të prodhimin e veturave.

Disa nga markat që përfshihen në këtë marrëveshje janë, Jeep, Dodge, Ram, Chrysler, Alfa Romeo, Maserati e Opeli, të cilat së bashku kanë shitur 8.7 milionë vetura ndërsa kanë kapacitet të prodhojnë 14 milionë vetura së bashku.