Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Fiati propozon bashkim me Renaultin

Diskutimet për një bashkim 38 miliardë eurosh në mes të Fiat Chrysler Automobiles (FCA) e Renaultit janë konfirmuar zyrtarisht nga FCA nëpërmes një deklarate.

Marrëveshja parasheh që Fiati e Renaultit të zotërojnë secili nga 50% të veturat e reja dhe që do të sillte kursime më të mëdha se 5 miliardë euro këtyre dy kompanive, transmeton koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prodhimi i veturave të reja që do të krijohej nga kjo marrëveshje do të ishte 8.7 milionë vetura në vit, e që do të bëheshin kompania e tretë më e madhe në botë për prodhimin e veturave, pas Toyotas e Volkswagenit.

Plani i Fiatit pretendon që kjo marrëveshje të çonte në krijimin e një “game më të gjerë dhe të kompletuar të markës” dhe që do të “siguronin mbulim të plotë të tregut, nga luksi e deri te ato të përditshmet”.

Renault tashmë është në bashkëpunim me Nissanin e Mitsubishin, kështu që nuk dihet nëse kjo marrëveshje të ndodhte, a do të largohej Renaulti nga kjo aleancë, apo kësaj aleance do t’i shtohej edhe Fiati.