Shefi ekzekutiv i Fiat Chryslerit ka paralajmëruar Renaultin dhe të tjerët që mund të jenë partnerë të kompanisë, se Fiati mund të vazhdojë vet rrugën në të ardhmen.
“Kemi një të ardhme solide dhe plane të pastra në të cilat po investojmë dhe jemi në rrugë”, ka thënë Mike Manley para gazetarëve, pasi kompania tregoi rezultatet e fitimeve për tremujorin e dytë të vitit.
“Kjo s’do të thotë që nëse vjen ndonjë aleancë për të ardhmen ose partneritet, ose bashkim, s’do të ishim të hapur apo të interesuar”, ka shtuar ai, raporton Reuters.
Fiati pret të rihapë negociatat për bashkim me Renaultin, ka thënë Manley duke shtuar se kompania franceze s’është i vetmi partner potencial që mund të shkrihet bashkë në një kompani me Fiatin, transmeton Koha.net.
“Të themi se ajo është rasti i vetëm, përgjigja është definitive ‘Jo’”, ka shtuar ai.
Edhe
Fiat Chrysler tërheq ofertën për bashkim me Renault
Fiati në qershor ka tërhequr propozimin për bashkim prej 35 milionë dollarëve me Renaultin pasi zyrtarët e qeverisë franceze ndërhynë në bisedime dhe menduan shtyrjen e vendimit.
Tani po raportohet se të dy kompanitë po e rimendojnë sërish bashkimin për t’iu futur tregut të automobilave elektrikë dhe atyre autonomë.