Fiat Chrysler do të bashkohet me pronarin e Vauxhall, PSA për të krijuar kompaninë e katërt më të madhe të makinave në botë.
Dy palët thonë se ende nuk i kanë diskutuar të gjithë detajet, megjithatë bashkimi i tyre 50 me 50, pritet të garantojë kursime të konsiderueshme përsa i takon kostos.
Kjo ka ngjallur shqetësime të Vauxhall, i cili punëson gati 3,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar e që mund të jetë i cenueshëm nga çdo ristrukturim. Sindikatat kanë kërkuar bisedime me PSA-në që ka në zotërim Peugeotin dhe Citroenin.
Fiat Chrysler, biznesi italo-amerikan që gjendet pas pas Jeep-it, Alfa Romeo-s dhe Maseratit, e kërkon prej vitesh tashmë një lidhje të rëndësishme pasi ka bindjen se konsolidimi në industrinë globale është i nevojshëm për të ulur kostot dhe tejkalimin e kapaciteteve, si dhe për të financuar investimin tek automjetet elektrike.
Një shkrirje Fiat Chrysler me PSA llogaritet të ketë një vlerë tregu prej rreth 50 miliardë dollarë. Kompanitë thonë se nuk kanë plane për të mbyllur fabrika, megjithatë sindikatat në Mbretërinë e Bashkuar janë të shqetësuara.
Disa ekspertë mendojnë se qeveria italiane do të jetë e prirur t’i ruajë fabrikat e Fiatit, dhe ekzekutivit francez që është pjesëtar pronar i PSA-së, ka gjithashtu interes që të mbrojë të vetat.