"Vendimi për uzinën e re u azhurnua nga bordi i Volkswagen AG", tha zëdhënësi i gjigantit gjerman të makinave, duke shtuar se kompania po shikon me shqetësim zhvillimet aktuale në rajon.
Sot është dita e konfrontimit midis trupave të Damaskut dhe atyre të Ankarasë me rebelët sirianë pro-turke ELS, në qytetin strategjik të Manbij.
Ministria e Mbrojtjes turke ka raportuar se të paktën një ushtar turk u vra dhe 8 të tjerë u plagosën në përleshjet me milicitë kurdë.
Pas kaq ditësh reaksione dhe presione diplomatike ndërkombëtare ndaj Turqise, më në fund sot ka reaguar edhe Kina e cila i kërkoi Ankarasë të "kthehej në rrugën e duhur" të kërkimit për një zgjidhje politike të çështjes dhe garantimin e sovranitetit, pavarësisë, unitetit dhe integritetin territorial të Sirisë.
Ka reaguar dhe Volkswagen, e cila ka shtyrë vendimin për hapjen e një fabrike në Turqi.
"Vendimi për uzinën e re u azhurnua nga bordi i Volkswagen AG,"- tha zëdhënësi i gjigandit gjerman të makinave, duke shtuar se kompania po shikon me shqetësim zhvillimet aktuale në rajon./shqiptarja
-
Volkswageni sërish shtynë vendimin për fabrikën në Turqi
-
VW zhvendos prodhimin e Passat në Sllovaki?
-
Volkswageni regjistron filialin në Turqi para se të hapë fabrikën
-
VW në bisedime me Izraelin për prodhimin e komponentëve të mbrojtjes ajrore, raporton FT
-
Volkswageni ndërpret prodhimin e veturave elektrike në dy fabrika në Gjermani