Hiper-automobili i ardhshëm i Ferrari, i cili do të zëvendësojë LaFerrari, do të dalë në treg në vitin 2022.
Në një bisedë për Autocar, drejtori i Ferrari për zhvillimin e teknologjisë së prodhuesit italian, Michael Leiters, tha se në kompani po mendohet me të madhe për hiper-automobilin e ri.
Leiters tha se tash për tash është i njohur se modeli që do të vazhdojë pas F40, F50, Enzo, LaFerrari, dhe se ai nuk do të përdorë motorin nga Formula 1, sikur që ishte në rastin me Ferrari F50, ose sikurse synon të bëjë Mercedes-AMG me hiper-automobilin e tij të ri, transmeton KP.
“Dëshirojmë që këtë ta bëjmë ndryshe. Modeli ir i nuk do të jetë automobil me motor F1 dedikuar për qarkullim publik, sikur ishte në rastin e F50, pasi kërkon tepër modifikime”, shpjegon Leiters. Sipas tij, pasuesi i LaFerrari pritet brenda tri deri në pesë vjet.
LaFerrari, i cili u prezantua në panairin e automobilave në Gjenevë më 2013, është prodhuar në 500 njësi. Versioni Apert me tavan të hapur kishte premierën në sallonin e automobilave në Paris, në vjeshtë të vitit të kaluar.
-
Ferrari zbulon detajet e modelit të parë elektrik, pritet të kushtojë 500 mijë euro
-
Audi prezanton superveturën e re
-
Ferrari prezanton superveturën elektrike “Luce” në vlerë prej 640 mijë dollarë
-
Lamborghini mbetet te motorët e vjetër për zhurmën dhe emocionin që japin
-
Kur pritet që Pirlo të prezantohet si selektor i Italisë?