Anëtarët e Parlamentit Evropian votuan të mërkurën për të ndaluar shitjen e makinave të reja me motor me djegie pas vitit 2035, në atë që do të ishte një nga ligjet më të forta në botë për të hequr automjetet me benzinë, nëse miratohet nga Këshilli Evropian.
Ndërsa masa duhet ende të debatohet nga Këshilli dhe të kthehet në ligj, votimi parlamentar shihet si hapi më vendimtar në proces, raportoi CNN-i të mërkurën.
Miratimi i plotë ka të ngjarë të nënkuptojë një rënie në shitjet për makinat hibride dhe një tranzicion të shpejtë drejt modeleve plotësisht elektrike.
Mbështetja për masën vjen pas një sërë refuzimesh të politikave të tjera kryesore të klimës të mërkurën.
Një fraksion parlamentar i qendrës së djathtë kishte shprehur kundërshtimin ndaj ndalimit 100% pas vitit 2035. Disa ligjvënës kishin kërkuar në vend të kësaj një ndalim prej 90%.
"Jam shumë i lehtësuar dhe i lumtur me rezultatin”, tha ligjvënësi holandez Jan Huitema, i cili udhëhoqi në hartimin e politikës.
Ligjvënësi gjerman Peter Liese u tha gazetarëve më herët të mërkurën, se grupi i tij i qendrës së djathtë EPP, nuk e mbështet ndalimin 100%, duke shtuar se automjetet me djegie mund të jenë ende të dobishme, nëse teknologjia rreth karburanteve sintetike me karbon të ulët përmirësohet me kalimin e kohës.
Edhe
BE-ja mund të dështojë në kalimin në veturat elektrike nga viti 2035
Industria e automjeteve luan rol jetik në ekonominë evropiane, duke zënë 7% të prodhimit të brendshëm bruto dhe duke mbështetur 14.6 milionë vende pune. Por transporti është i vetmi sektor ku emetimet e gazeve serrë po rriten dhe automjetet rrugore përbënin 21% të emetimeve të CO2 në vitin 2017.
Britania e Madhe, e cila nuk është më në BE, njoftoi vitin e kaluar se do të ndalojë shitjet e makinave të reja me benzinë dhe naftë duke filluar nga viti 2030 dhe ato hibride nga viti 2035.
BE-ja është ndotësi i tretë më i madh në botë.