Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Opel Corsa së shpejti vjen në version GSi

Pas modelit Insignia GSi, kompania e njohur Opel së shpejti do të prezantojë në version GSi edhe Corsën aktuale. Po ashtu, janë publikuar dy fotografi zyrtare në të cilat shihet Corsa GSi.

Image

Për dallim nga Corsa OPC e cila ka motor 1.6-litër, Corsa GSi pritet të vijë me motor 1.4-litër Turbo, transmeton Koha.net.

Versioni GSi përfshinë ndryshime në aerodinamikën, amortizatorët sportiv me ajër, sistemin e shkarkimi të gazrave nga kromi, dritat LED, rrotat më të mëdha nga alumini, ulëset sportive, timonin nga lëkura me pjesën e poshtme të rrafshët, pedalet sportive, etj.