Shumë shpejt pritet ardhja e gjeneratës së re të modelit Corsa të Opelit, e para qëkurse kompania gjermane u bë pjesë e grupit francez PSA dhe ky model do të jetë shumë i rëndësishëm për këtë markë.
Në këtë mënyrë, Corsa e re do të përjetojë ndryshime drastike, shkruan Autocar.
Corsa e re do të përdorë platformën e PSA-së CMP (Platforma e Përbashkët Modulare), në të cilën bazohet Peugeot 208 i ri, , transmeton ksp. Po ashtu, Corsa e re do të vijë me sistemin e tërheqjes vetëm me rrotat e përparme si dhe do të ketë një gamë të gjerë motorësh.
Spekulohet se Corsa e re do të jetë e para me motor të ri 1.2-litër Turbo me tre cilindra, i cili klientëve do t’ju ofrojë kombinimin perfekt të performancës dhe ekonomisë.
Menjëherë pas premierës së hatchback vitin e ardhshëm, një version elektrik do të shfaqet nën shenjën eCorsa. Ky model do të lansohet menjëherë pasi Peugeot 208 elektrik të gjendet në treg.
Edhe
Më modern se kurrë, Volkswageni prezanton Caddyn e ri
Duke iu falënderuar pronësisë së PSA-s, priten ndryshime të mëdha në dizajnin e Corsas, i cili pritet të jetë modeli i parë i familjes Opel për të adoptuar linjën e re styling të vendosur në konceptin GT X Experimental.
Si e tillë, vetura do të marrë një maskë të re “Vizor” dhe dritat e ridizajnuara. PSA do të heqë Corsan me tre dyer për shkak të kërkesës së ulët dhe do të bëjë vetëm një model me pesë dyer.