Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Opel Corsa në versionin elektrik vjen më 2020

Opel thotë se do të lansojë një version tërësish elektrik të modelir Corsa më 2020, një vit pasi gjenerata e re e modelit të dalë në shitje.

Corsa EV do të ketë bateri të vogël sikurse Renault Zoe. Ai do të gjejë hapësirën e lënë nga Opel Ampera-E.

Në një njoftim, Opel ka thënë se të gjitha modelet e Corsas do të prodhohen në fabrikën e vet në Zaragoza të Spanjës.

Opeli planifikon që të elektrifikojë të gjitha modelet e veta deri më 2024.