Përveç modelit standard elektrik Nezha S (që u shfaq disa muaj më parë), kompania kineze Hozon Motors, tash ka shfaqur edhe modelin e Nezha S Yaoshi, me dyert e përparme që hapen nga poshtë-lart, në stilin e Lamborghinit.
Kompania ofron dy versione. I pari ka dy motorë elektrikë me gjithsej 340 kW /462 kuaj fuqi dhe me tërheqje me katër rrota. Shpejtësinë deri në 100 km/h e arrin për 3,9 sekonda dhe me një mbushje të baterive përshkon distancë deri në 650 km. Tjetri, ka një motor elektrik dhe tërheq me rrota të pasme, arrin shpejtësinë deri në 100 km/h për 6.9 sekonda dhe përshkon rreth 715 km me një mbushje.

Edicioni special i Yaoshi do të prodhohet në një seri të kufizuar prej vetëm 999 njësish. Ofrohen tri ngjyra: e zezë Magic Night, e gjelbër Extreme Night dhe e bronztë Rushing.
Çmimi për tregun e Kinës nis nga 338.800 juanë apo 47.530 euro.
Dërgesat e para te klientët duhet të bëhen në korrik. /autoblog

-
Super vetura prezantohet në Kinë, arrin 100 km/h për dy sekonda
-
Lamborghini lanson Countachin hibrid që kushton mbi 2 milionë dollarë
-
Vetura elektrike kineze që karikohet për 99 sekonda pritet të mbërrijë në Evropë në vitin 2026
-
Kopja kineze e Land Rover Defender që kushton vetëm 14.500 euro
-
Gjiganti kinez i telefonave rivalizon Teslan