Prodhuesi amerikan i veturave elektrike, Fisker, është i njohur për modelin Ocean, që së shpejti do të jetë edhe në tregun e Evropës. Së fundi ka njoftuar për nxjerrjen në treg edhe të një modeli kabriolet eketrik – Ronin.
Por kryesorja, kompania po planifikon një veturë të re elektrike të quajtur Pear, një akronim për "Personal Electric Automotive Revolution".
Prodhimi është paralajmëruar për fillimin e vitit 2024 dhe vetura fillimisht do të nisë të shitet në SHBA me çmim nën 30.000 dollarë. Çmimi i saktë është paralajmëruar të jetë 29.900 dollarë, që në euro i bien 27.780.
Specifikimet ende nuk janë bërë të ditura, megjithëse Fisker njoftoi se modeli Pear do të jetë "i lidhur në mënyrë digjitale, kompakt, urban dhe për pesë pasagjerë".
Duke gjykuar bazuar në një njoftim i tillë dhe në çmimin e ulët, duket sikur kompania synon të njëjtin treg si Volkswagen ID.3.
Vetura në fotot paralajmëruese duket si një crossover kompakt. Siç pritej, Pear do të përvetësojë disa elemente stilistike nga “vëllai i saj më i madh” - Ocean.
Edhe
Falimenton kompania e njohur e veturave në SHBA
Duke pasur parasysh çmimin e ulët, Pear pritet të ketë bateri më të vogël dhe motorë elektrikë më të dobët sesa Fisker Ocean. Kjo praktikisht do të thotë që Fisker Pear mund të ketë bateri prej 60 kWh dhe mund të përshkojë një distancë prej 200 miljesh (322 km).
Nuk është ka konfirmuar ende nëse Pear do të shitet në Evropë, por zëdhënësi i kompanisë ka bërë të ditur se kjo është një mundësi, duke pasur parasysh interesin e blerësve evropianë për modelin Ocean.
Fisker planifikon të prodhojë sivjet 250,000 njësi të Oceanit në fabrikën në Ohio. \autoblog
