Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Falimenton kompania e njohur e veturave në SHBA

Fisker

Pas disa muajsh turbulencash, kompania Fisker edhe zyrtarisht ka bërë kërkesë për falimentim.

Kompania amerikane e cila është e angazhuar në prodhimin e veturave elektrike tani do të përpiqet t’i shesë asetet për ta larë borxhin dhe ta shmangë zhdukjen e përhershme.

Fisker pretendon se ka asete me vlerë nga 500 milionë deri në 1 miliard dollarë. Borxhi i tyre është 500 milionë dollarë.

Që nga viti i kaluar kishte indikacione se Fisker ishte në telashe. Planifikoi prodhimin e 40 mijë veturave elektrike në vitin 2023, por prodhoi vetëm 10 mijë. Uli çmimet e modeleve të saj, por prapë s’pati rezultat.

Bordi i Fiskerit u përpoq ta shpëtonte kompaninë në negociata me prodhues të tjerë të mëdhenj, por gjithçka dështoi në fund.