Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Një strehimore luksi në rast të sulmeve bërthamore për të pasurit dhe veturat e tyre

Me luftën në Ukrainë, frika nga konflikti i përgjithshëm dhe apokalipsi bërthamor është riaktivizuar si në ditët më të errëta të Luftës së Ftohtë.

Oppidum është një kompani e specializuar në ndërtimin e strehimoreve dhe sapo ka prezantuar L'Héritage, propozimin e saj për një super-bunker në prona të mëdha. E veçanta e këtyre strehimoreve është edhe një duzinë e madhe, kur pronarët mund t’i shpëtojnë edhe veturat e tyre luksoze nga ndonjë sulm bërthamor.

Bëhet fjalë për një strehë nëntokësore dhe e fortifikuar që nuk heq dorë nga luksi maksimal dhe ndërtimi i së cilës, sipas prodhuesit, garanton rezistencë ndaj çdo lloj kërcënimi nga sipërfaqja.

Strehimoret e sofistikuara janë bërë në përputhje me standardet e mbrojtjes balistike të NATO-s. Bëhet fjalë për ndërtime që përdorin beton dhe materiale me densitet të lartë, të ngjashëm me ato që mbulojnë termocentralet bërthamore dhe për shkak të çmimit mund t'i financojnë vetëm më të pasurit, shkruan revista “HAK”.

Strehimoret Oppidum janë të arritshme për pak persona, pasi modeli bazë kushton 10 milionë euro, ndërsa në rastin e modelit të ri L'Héritage, i kalon 100 milionë eurot. Sigurisht, çmimet nuk janë fikse, dhe betoni është një material që toleron të gjitha llojet e ideve. Dizajni i arkitektit francez Marc Prigent ofron të njëjtën rehati si në një vilë luksoze. Në më shumë se 3000 metra katror sipërfaqe, ai përmban gjithçka të nevojshme në mënyrë që pronari dhe e gjithë familja e tij të mund të vazhdojnë të gëzojnë rehati maksimale. Të paktën për një kohë, derisa të mbarojë furnizimi me ushqime.

Nën platformën e helikopterëve dhe 15 metra nën tokë janë planifikuar sallone të rehatshme, dhoma gjumi, një palestër, madje edhe një garazh i madh me kapacitet të mjaftueshëm për të ruajtur në mënyrë të sigurt një duzinë automjetesh. Streha është e pavarur për sa i përket prodhimit të energjisë, dhe pronari do të kujdeset për rezervat ushqimore. Qasja është e mundur vetëm përmes dhomës së ajrit dhe përmes dyerve të blinduara që mund të hapen vetëm pas njohjes biometrike të personave të autorizuar, me një skanim të plotë të fytyrës, syve, pëllëmbëve dhe gjurmëve të gishtërinjve. Brenda ka edhe një kopsht të vogël për kopshtarët e pasur. /autoblog

Image