BMW-ja ka prezantuar një motoçikletë me një dizajn spektakolar. Motoçikleta BMW R 18 është rikrijuar nga Dirk Oehlerking dhe ngjan me një mjet që shumëkush pret ta shohë në filmat e Batmanit, e jo në rrugë.
Oehlerking ka 35 vjet që shndërron motoçikleta, me vizionin e tij të veçantë artistik.
“Motoçikletat e mirë gjithmonë transmetojnë emocion dhe karakter. Janë ekzemplarë të jashtëzakonshëm dhe duan shumë kujdes e vëmendje”, tregon disenjatori gjerman.