Auto

Një koncept i harruar nga koha: Citroeni i vitit 1980

Kjo veturë-koncept nga Citroeni i vitit 1980 duket si babagjyshi spiritual i Teslas. Kur është fjala te panairet vjetore të veturave, prodhuesit kanë një presion të madh për të shfaqur dizajne marramendëse. Citoreni definitivisht i la të gjithë pa frymë me veturën Karin në panairin e Parisit para 40 viteve.

Mund të mendojmë se Citroen kishte ide të guximshme për të ardhmen me këtë dizajn, por në fakt ishte e kundërta. Duket sikur Citroeni nuk kishte asgjë për të shfaqur të vit, andaj e dërguan dikë në departamentin e dizajnit për të ardhur me ndonjë ide shpejtë e shpejtë. As nuk duhej të ishte e vozitshme. Andaj dizajnuesit nuk i hoqën këndet por në fakt i rritën skajet, duke e krijuar një përbindësh trapezoidal që frikësonte fëmijët, shkruan TopGear.

Kishte kulmin më të vogël në botë me madhësi të letrës A3. Natyrisht kulmi i vogël do të thotë se kishte shumë xham të shtrenjtë. Me tërë ata xhama, Karin ishte më i përshtatshëm për të rritur perime brenda se sa të vozitej, transmeton KOHA.

Pse nuk shkoi në prodhim? Pyetemi edhe ne. Mirëpo duket se Citroen nuk e bëri këtë koncept për ta prodhuar, por vetëm për qejf. Edhe një shikim i shpejtë iu tregon se kompania nuk ka qenë serioze për të kthyer Karinin në prodhim. Që në fakt është keq, sepse sot duket me të vërtetë si makinë e së ardhmes, pos asaj që në fakt nuk e dimë mirë se as çfarë motori ka pasur dhe specifika të tjera.