Auto

Nissan GT-R safari

Në rast se vjen fundi i botës, ky Nissan GT-R që është për rrugë të këqija do të mund të ikë dhe shkon kudo.

Pos ngjyrës kamuflazhe që është pak e tepërt, ngase ende nuk ka krisur lufta e tretë botërore, a nuk duket i mahnitshëm? Natyrisht ngreh me të katër rrotat dhe i ka ato XL gomat që mund të hyjnë kudo, dhe është shumë i manovrueshëm edhe në rrugë të pashtruara, shkruan TopGear.

Është 12 cm më i lartë nga toka se sa standardi. Dhe motori 3.8 litërsh ka 600 kuaj fuqi, i mrekullueshëm, transmeton KOHA.

Ashtu si ndodhë me specifikat safari, ka edhe drita shtesë. Të gjitha janë komplet dhe LED, dhe gjithashtu keni gomën rezervë përmbi veturën . Të gjitha që ju duhen janë 95,000 euro.